Nuhiu: Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për paraqitje të mirë

Futboll

Nuhiu: Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për paraqitje të mirë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 23:52
Nuhiu: Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për paraqitje të mirë

Falë një paraqitje të shkëlqyeshme sonte, Drita ka arritur që ta nxjerrë një barazim nga përballja me gjigantin holandez, Feyenoordin.

Ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.

Trajneri i skuadrës gjilanase, Ardian Nuhiu, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij sonte.

“E kemi analizuar shumë kundërshtarin dhe e kemi pasur parasysh se do të kemi punë me një skuadër shumë të fortë.

Përgëzoj lojtarët për angazhim dhe jam i kënaqur me rezultatin. Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për të treguar një paraqitje të mirë” – është shprehur Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat