Bashkëshortja e Favzi Ramës: Prishtina kurrë nuk e ka marrë mundin me organizuar turneun ‘Rama - Domi’

Futboll

Bashkëshortja e Favzi Ramës: Prishtina kurrë nuk e ka marrë mundin me organizuar turneun ‘Rama - Domi’

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:30
Bashkëshortja e Favzi Ramës: Prishtina kurrë nuk e ka marrë mundin me organizuar turneun ‘Rama - Domi’

Rikthehet turneu përkujtimor për emrat e mëdhenj të futbollit, Favzi Rama dhe Faton Domi.  Rama dhe Domi humbën jetën në një aksident në vitin 1987 në fshatin Volljakë të Klinës, duke u kthyer pas ndeshjes mes Lirisë dhe Vëllaznimit.

Presidenti i klubit të Dukagjinit të Klinës, Fabian Veseli, së bashku me iniciatorin e turneut, Arbon Desku, sot kanë marrë konfirmimin për turne edhe nga KF Vëllaznimi i Gjakovës dhe Liria e Prizrenit, mbetet tani konfirmimi edhe nga FC Prishtina.     

Bashkëshortja e të ndjerit Favzi Rama, Shpresa, është e emocionuar që pas një kohe po riaktivizohet turneu përkujtimor ‘Rama – Domi’.

Image

Faton Domi dhe Favzi Rama

“Me të vërtetë u befasova për të mirë, është dashtë me u mbajt vazhdimisht dhe jo me mbet në heshtje që një kohë të gjatë. 

E falënderoj iniciativën që e kanë marrë për me e rikthyer turneun, shpresoj se do të mbahet tash e pas çdo vit ashtu si pat filluar në vitet e 90-ta, edhe pse klubi i Prishtinës kurrë nuk e ka marrë mundin me organizuar turneun, kur dihet se Rama dhe Domi pjesën më të mirë si lojtarë e kaluan në KF Prishtina. Nuk e di pse Prishtina nuk e ka organizuar”, tha Shpresa Rama për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Turneu do të futet në kalendarin zyrtar të FFK-së, do të organizohet çdo vit (tradicionalisht) ashtu si i ka hije për dy emra të mëdhenj ë futbollit, Favzi Rama dhe Faton Domi.

Rama ka luajtur me vite të tëra për Prishtinën në Ligën e Parë dhe të dytë ish jugosllave, para aksidentit tragjik në Lirinë e Prizrenit, ndërsa Faton Domi po ashtu me vite të tëra në KF Prishtina (liga e parë dhe liga e dytë ish jugosllave) dhe së fundit në Vëllaznimin e Gjakovës (1987).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat