Arsenali mbetet në garë

Futboll

Arsenali mbetet në garë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 13:15
Arsenali mbetet në garë

Arsenali mbetet në garë për transferimin e mesfushorit të Sasuolos, Manuel Lokateli, objektiv kryesor i merkatos së Juventusit.

Sipas menaxherit të 23-vjeçarit, Andrea D’Amiko, “Topçinjtë” kanë bërë një ofertë 40 milionë euro për kampionin e Europës.

Juventusi thuhet se ka ofruar edhe Faxholin si pjesë të marrëveshjes për të bindur Sasuolon, por D’Amiko e ka përgënjeshtruar. “Juventusi do Lokatelin, por Arsenali ka ofruar 40 milionë euro.

Mund t’ju siguroj se Faxholi nuk është përfshirë në ofertë”, konfirmoi agjenti për “Evening Standard”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat