Nuriu te Dinamo

Futboll

Nuriu te Dinamo

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 12:11
Nuriu te Dinamo

Rei Nuriu sërish me ngjyrat blu të Dinamos.

Klubi kryeqytetas, i sapokthyer në Superiore pas nëntë vitesh në Kategorinë e Parë i beson sërish mesfushorit 22-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e 18 herë kampionëve të Shqipërisë në periudhën 2017-2019.

Nuriu luan mesfushor qendre ndërsa vjen te Dinamo pasi fitoi përvojë me Skënderbeun dhe Kastriotin në Superiore.

Kujtojmë që Rei Nuriu është formuar në akademinë e Tiranës dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë bardheblu në sezonin 2016-2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat