Përkrah trajnerit Edi Martini

Futboll

Përkrah trajnerit Edi Martini

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:56
Përkrah trajnerit Edi Martini

Përkrah trajnerit Edi Martini në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Inter Escaldes, ishte edhe i rikthyeri i madh i Teutës në këtë merkato verore Sherif Kallaku, i lumtur për rikthimin në kampin bregdetar ku do të përfundojë këtë vit kalendarik.

Rikthimi te Teuta? “Normalisht që ndihem shumë i lumtur, pasi zgjedhja për t’u rikthyer në Durrës ishte e imja.

Shpresoj që të paktën deri në janar, që unë kam kontratën e huazimit, të jap më të mirën dhe të jem me Teutën në vendet e para, dhe pse jo të kualifikohemi me Interin”.

Kundërshtari? “I kemi parë në analiza. Unë i njoh pak më shumë, pasi kam bërë ndeshje kualifikuese me Shqipërinë U21 me Andorrën. Kanë të njëjtën filozofi, rrinë shumë mbrapa dhe janë shumë agresivë. Do mundohemi ta mbyllim që në ndeshjen e parë, pasi më pas do të jetë problem për ndeshjen e kthimit”.

Shanset për kualifikim? “Jemi shumë favoritë në letër, por duhet të kemi përqendrim maksimal në fushë. Teuta ka hasur gjithmonë probleme me ekipet e vogla. I kemi studiuar, por nuk mund të them që kemi kapur pika të dobëta. Ata kanë afruar pesë lojtarë të rinj në ekip. Jemi fokusuar te loja jonë, do ia dalim me sukses nëse realizojmë lojën tonë ashtu siç duhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat