Dybala qëndron

Futboll

Dybala qëndron

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 13:18
Dybala qëndron

Kontrata i skadon në vitin 2022, por Dybala do të qëndrojë tek Juvja, pavarësisht zërave të merkatos. Barcelona ka provuar ta përfshijë në një shkëmbim që do t’u shërbente “blaugranave” për t’u liruar nga paga prej 15 milionë eurosh e Griezmann, por nuk do të ketë tratativa, Juventus ka vendosur ta heqë nga merkato.

Tani klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit do të flasin për rinovimin, por pa ankth e pa shqetësime të veçanta. Vullneti i palëve për të arritur te një kontratë e re është shprehur qartë, edhe falë dëshirës së Allegrit, që në ditët e para të punës e ka gjetur numrin 10 në formë. Nga mesi i javës së ardhshme do të arrijë në Itali agjentti i tij Jorge Antun për një takim me drejtuesin e Juventus Cherubini, për të folur edhe për shifrat.

Para pandemisë ka patur një propozim nga klubi për një pagë prej 10 milionë eurosh dhe tani ndoshta tratativa do të nisë nga një shifër pak më e ulët, por që  me bonuse jo të vështira për t’u arritur mund të arrijë gjithmonë kuotën 10. Përtej shifrave, mes palëve ka dhe një klimë krejt ndryshe nga ajo e një viti më parë, pasi ka qetësi dhe besim reciprok.

Ndërkohë, Juventusi po punon edhe për Pjanicin, që ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në Torino nga Barcelona.

Transferimi mund të arrihet edhe me një huazim, por do të duhet edhe një reduktim i pagës, por ky është një operacion që mund të nisë pak më vonë këtë verë, pasi dosjet e para në tavolinën e Cherubinit mbeten Locatelli, kontrata e Chiellinit që ka skaduar dhe rinovimi i Cuadrados, që i përfundon marrëveshja në 2022. Ndërkohë, sa i përket rikthimeve në fushë për përgatitjet, i pari do të vijë Sczeczny, që pritet të premten, më pas i takon Cristiano Ronaldos, kthimi i të cilit është programuar për të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat