Sulmuesi i Prishtinës: Kam pasur shumë presion

Futboll

Sulmuesi i Prishtinës: Kam pasur shumë presion

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 21:18
Sulmuesi i Prishtinës: Kam pasur shumë presion

Sulmuesi i Prishtinës, Oto John, është i ngazyllyer për dy gola që ka shënuar për Prishtinën, në fitoren e thellë me rezultat 4:1 ndaj kampionit të Uellsit, Connah’s Quay Nomads.

"Kam pasur shumë presion pa shënuar, por kam vazhduar, kam punuar dhe jam shumë i lumtur që më në fund erdhën edhe golat.

Sot pata mjaftueshëm topa në zonë, ia dola që dy prej tyre t'i konkretizoj dhe të ndihmoj skuadrën drejt një fitoreje kaq të lartë që na e lehtëson pa dyshim për ndeshjen e kthimit dhe kalimin e raundit, qëllim të cilin e kemi kryesor”, tha John.

Prishtina sot bëri lojë të madhe dhe me një këmbë është në rrethin e tretë të Conference League në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat