Dortmund rrëmben lojtarin e PSG-së

Futboll

Dortmund rrëmben lojtarin e PSG-së

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 18:06
Dortmund rrëmben lojtarin e PSG-së

Ishte një sekret i hapur për pak më shumë se një muaj, por Borussia Dortmund njoftoi sot nënshkrimin e Abdoulaye Kamara. Po flasim për xhevahirin e shkëlqyer të PSG-së, 16 vjeç.

Një mesfushor që i ka djegur etapat e rritjes dhe tashmë ishte thirrur në ekipin e parë parizien për ndeshjet e Champions-it. I riu nuk ka pranuar të qëndrojë në hije te PSG dhe ka vendosur “të vërë bast” për Borussia Dortmund. Klubi gjerman shquhet në përparësinë që iu jep talenteve.

Përkundër kësaj, PSG nuk dëshironte ta humbte Abdoulaye Kamara. Gjatë muajve të fundit është përpjekur me dëshpërim të rinovojë me lojtarin, por ishte e pamundur. Vendimi ishte marrë tashmë pasi Zorc dhe Kehl i kishin premtuar karrierë të sigurt në Dortmund. Francezi me rrënjë nga Guinea është shpallur zyrtarisht sot si blerje e Borussia Dortmund.

“Abdoulaye Kamara është një lojtar shumë i talentuar, ende shumë i ri, i cili është stërvitur rregullisht me profesionistët e PSG. Shpresojmë që tani të zhvillohet në përputhje me rrethanat në zonën e të rriturve dhe të bëjë hapin tjetër”, – shpjegon Kehl, përfaqësuesi i skautëve. Në Gjermani, Kamara është mbiquajtur “Bellingham i ri” për shkak të ngjashmërisë me anglezin që mbërriti te Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat