“Intelektualët” në aksion

Futboll

“Intelektualët” në aksion

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:56
“Intelektualët” në aksion

Sot nga ora 14:00 kanë filluar të shiten biletat për ndeshjen Drita – Feyenoord në Conference League.

Siç njoftojnë tifo grupi i Dritës, “Intelektualët”, deri më tani janë shitur një numër i konsiderueshëm i biletave.

“Një numër i konsiderueshëm të biletave janë shitur deri më tani, Intelektualët 1998 ju bëjn thirrje që të nxitoni për të u paisur me një biletë sa më parë sepse kërkesat janë shumë të larta nga i gjithë qyteti”, thuhet në njoftimin e tyre.

Intelektualët do të vendosen në lindje, ku çmimi i biletës është 10 euro.

Ndeshjen e parë me gjigantin holande, nënkampionët e Kosovës e zhvillojnë të enjten në “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat