Muçi në Poloni: Në stërvitje prezantohet mirë

Futboll

Muçi në Poloni: Në stërvitje prezantohet mirë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:20
Muçi në Poloni: Në stërvitje prezantohet mirë

Legia e Varshavës e ka humbur Superkupën e Polonisë duke u mundur nga Rakoë me ruletën ruse.

Në këtë përballje ka luajtur nga minuta e parë edhe Ernest Muçi.

Futbollisti shqiptar la përshtypje të mirë gjatë 58 minutave të luajtura, por nuk po tregohet protagonist me kampionët polak dhe nuk ka fituar besimin e trajnerëve për të qenë titullar apo dashurinë e tifozëve. Në median Legianosci është bërë një vlerësim sa i përket paraqitjes së Muçit në ndeshjen e fundit.

“Muci provoi dhe pasoi te shokët e skuadrës për të krijuar sa më shumë raste para portës kundërshtare.

Por nuk ishte në fushë Kapustka ose Luquinhas që kanë mundësinë për të vazhduar të vetëm me topin dhe që të shfrytëzojnë hapësirën e krijuar.

Muçi prezantohet mirë në stërvitje, por kjo nuk shpërblehet në fushë. Ai dëshironte që të kishte në fushë lojtarë që kombinojnë mirë me njëri tjetrin dhe përdorin shpejtësinë si Luqinhas ose Kaputska, jo si Lopes. Megjithatë, pavarësisht gatishmërisë që tregoi, është koha që të flasi edhe në gjuhën e shifrave”, shkruhet në artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat