Kërkohet nga skuadra e Serie A

Futboll

Kërkohet nga skuadra e Serie A

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 13:25
Kërkohet nga skuadra e Serie A

Emanuele Ndoj nuk ka rinovuar ende kontratën që i skadon në verën e vitit 2022 me skuadrën e Brescias.

E nisur nga kjo situatë, duket se skuadra të tjera janë të interesuara të kenë shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Nga sa bëhet me dije, Salernitana po bën gjithçka gati për të pasur në skuadër mesfushorin kuqezi, i cili krahas formës së mirë, shpërthimeve dhe paraqitjeve me Brescian, është ndalur shpesh prej dëmtimeve apo vitin e shkuar edhe prej infektimit me Covid-19.

Sipas mediave pranë skuadrës së Brescias, po përgatitet transferimi drejt Serisë A me një huazim dhe të drejtë blerjeje në fund të sezonit, që mund të bëhet e detyrueshme, në rast se Salernitana do të mbijetojë edhe vitin tjetër në elitën italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat