Rui Patricio nis stërvitjet

Futboll

Rui Patricio nis stërvitjet

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 22:48
Rui Patricio

Revolucioni i Mourinhos te Roma ka filluar me Rui Patricion.

Rui Patricio bëri këtë të hënë, seancën e tij të parë stërvitore me fanellën e Romës.

Portieri portugez u konfirmua përforcim për Romën javën e kaluar, pasi ekipi italian pagoi rreth 11 milion euro për Wolverhampton.

Transferi i ri i Romës pritet të jetë mbrojtësi i majtë, Matias Vina, i cili pritet të prezantohet së shpejti te skuadra e Mourinhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat