Një shkëmbimi me Cristiano Ronaldon...

Futboll

Një shkëmbimi me Cristiano Ronaldon...

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:05
Një shkëmbimi me Cristiano Ronaldon...

Mauro Icardi dëshiron të kthehet në Itali, teksa Juventusi duket destinacioni i preferuar! Në fakt emri i ish-kapitenit të Interit është përmendur në 3 apo 4 sesionet e fundit të merkatos, por asnjëherë “martesa” nuk është konkretizuar.

Icardi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, por nuk është i lumtur në klubin parizien. Gjithsesi e vetmja rrugë që për momentin mund të ndezë shanset është ajo e një shkëmbimi me Cristiano Ronaldon.

36-vjeçari ka dhënë sinjale kontradiktore, ku herë herë është dukur sikur dëshiron të largohet e në disa raste sikur nuk kërkon t’i thotë lamtumirë “Zonjës së Vjetër”.

Icardi përfiton 9 milion euro në sezon dhe nëse Juvja nuk lirohet nga paga e lartë e Ronaldos që kap shifrën e 31 milion eurove në sezon, nuk ka shans që të futet në garë për ish-kapitenin e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat