Sassuolo refuzon ofertën e parë nga Juvetusi për Locatellin

Futboll

Sassuolo refuzon ofertën e parë nga Juvetusi për Locatellin

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 15:18
Sassuolo refuzon ofertën e parë nga Juvetusi për Locatellin

Po ashtu, mesfushori italian vazhdon të lidhet me skuadrën e Arsenalit, ku edhe pritet që të fillojë një aventurë të re këtë verë. Skuadra italiane Sassuolo e ka refuzuar ofertën e Juventusit prej 30 milionë eurosh për mesfushorin Manuel Locatelli, ku ende janë duke u zhvilluar bisedime mes dy klubeve, raporton “Goal”.

Marrëveshja që kishte propozuar Juventusi ishte në formë huazimi për dy vite, obligim për ta bërë marrëveshjen permanente në fund, por Sassuolo e ka refuzuar këtë ofertë, përcjell KosovaPress.

Klubi italian po kërkon një shitje të menjëhershme dhe të përfitojë rreth 40 milionë euro për shërbimet e Locatellit, i cili dëshiron që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e një skuadre që garon në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, Juventusi nuk është ekipi i vetëm që ka shprehur interesim serioz në Locatellin, pasi që edhe skuadra londineze Arsenali raportohet se ka zhvilluar bisedime me Sassuolon për të siguruar shërbimet e tij, e këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit italian Giovanni Carnevali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat