Interi vazhdon me refuzimet

Futboll

Interi vazhdon me refuzimet

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 14:54
Interi vazhdon me refuzimet

Nikolo Barela vazhdon të tërheqë vëmendjen e të gjitha klubeve të rëndësishme europiane.

Futbollisti i shpallur kampion Italie me Interin dhe kampion Europe me kombëtaren italiane, vlera e të cilit është rritur me të paktën 20 milionë euro që pas blerjes së tij nga Kaljari, është tashmë në “ankand” dhe vlerësuesit e tij më të mëdhenj vijnë nga Anglia.

Pas interesimit të Çelsit, Liverpulit dhe Mançester Junajtidit, i fundit i shtuar në listë është Arsenali. “Topçinjtë” nuk i kanë ende mundësitë financiare për të arritur vlerën prej 70 milionë eurosh që është fiksuar momentalisht për lojtarin, por shpresojnë të gjejnë formulën e duhur për ta sjellë mesfushorin në Londër.

Refuzimi i Interit ka qenë i prerë për të gjitha ofertat, me zikaltrit që e shohin 24-vjeçarin si pjese thelbësore të ekipit dhe kërkojnë ta blindojnë duke rinovuar kontratën dhe duke i ofruar rritje page.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat