Taipi: Kukësi çdo vit ka qenë ndër vendet e para

Futboll

Taipi: Kukësi çdo vit ka qenë ndër vendet e para

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:48
Taipi: Kukësi çdo vit ka qenë ndër vendet e para

Shqipërim Taipi prezantohet te Kukësi: Ja çfarë më bindi që të bashkohesha me verilindorët!

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Shqipërim Taipi është zyrtarisht futbollist i Kukësit.

Mesfushori që sezonin e shkuar ishte pjesë e Skënderbeut, do të vijojë karrierën te skuadra verilindore, ku u bashkua me vëllain e tij Gjelbërim Taipi.

Në prononcimin gjatë prezantimit përpara mediave, ditën e sotme, Shqipërim Taipi ndër të tjera u shpreh:

“Kukësi çdo vit ka qenë ndër vendet e para dhe shpresoj që të jetë ashtu. Më bindi arsyeja që Kukësi thuajse çdo vit luan në Kupat e Europës dhe kjo ishte arsyeja pse u transferova këtu. Më motivon fakti që do të luftojmë për objektiva madhore. Shpresoj që të jemi ndër vendet e para. Roli im është mesfushor dhe shpresoj që më shumë të shërbej për shokët se sa të shënoj”, u shpreh Taipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat