Dy trajnerët janë takuar dhe kanë rënë dakord

Futboll

Dy trajnerët janë takuar dhe kanë rënë dakord

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 15:43
Dy trajnerët janë takuar dhe kanë rënë dakord

Bayerni i Mynihut ka qenë shpeshherë sinonim i Kombëtares së Gjermanisë.

Ky është një fakt historik, duke qenë se si skuadra me më shumë tituj në Bundesligë, bavarezët kanë qenë ata që kanë mbledhur thuajse gjithmonë ajkën e futbollistëve gjermanë. Gjithsesi, në vitet e fundit lojtarët e Bajernit nisën që të ishin disi më pak në përfaqësuese, duke parë lënien jashtë për disa vite të Mylerit, Boatengut dhe Humelsit, ndonëse dy prej tyre u rikthyen vetëm sivjet në Europian, por pa sukses.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, edhe filozofia e lojës që Bajerni dhe Gjermania përdornin ishin shumë të ndryshme, gjë që bënte që në pak ditë futbollistët e kombëtares të adoptoheshin me skema dhe ide që nuk jepnin efektin e pritur.

Megjithatë, me të përfunduar epoka “Joakim Lëv”, trajneri i ri Hansi Flik, i cili risolli një vit më parë Ligën e Kampioneve, do të provojë të rikthejë të gjithë boshtin bavarez në radhët e “Pancerave”, por në të njëjtën kohë i ka shtrirë dorën edhe trajnerit të ri të kampionëve, Julian Nagelsman, që të punojnë së bashku dhe me ide gati të përbashkëta loje, në mënyrë që Bajerni të ndihmojë kombëtaren dhe kombëtarja të ndihmojë Bajernin.

Siç raporton “SportBild”, të dy trajnerët janë takuar dhe kanë rënë dakord mbi këtë ide, në mënyrë që sidomos “Pancerat” të ringrihen sa më shpejt në nivelet që u kërkohet, pas udhëtimit të shkurtër në “Euro 2020”. Dhe ndoshta, kjo qartëson edhe ndryshimin e Nagelsmanit, i cili me të zbarkuar në Mynih ka pranuar që të heqë dorë nga skema e tij 3-5-2 dhe të kalojë te mbrojtja me 4 lojtarë, siç do luajë Flik dhe Gjermania e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat