Bayerni e do lojtarin italian

Futboll

Bayerni e do lojtarin italian

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:16
Bayerni e do lojtarin italian

Federiko Kieza është epiqendra e zërave të merkatos së ditëve të fundit. Futbollisti i shpallur kampion Europe me kombëtaren italiane është kthyer në një objektiv konkret të Bajernit të Mynihut. Fjalët e Julian Nagelsmanit disa ditë më parë, ku shprehej: “Kieza më pëlqen shumë, është lojtar i shkëlqyer dhe i fortë, por shumë i kushtueshëm”, me sa duket nuk kanë qenë thjesht një simpati e teknikut bavarez, por kanë qenë pikënisja e një diskutimi që pritet të zgjasë gjatë gjithë verës.

Oferta që mendohet se do të mbërrijë në zyrat e klubit bardhezi nuk është as më shumë e as më pak se 80 milionë euro, por kjo gjë nuk i kënaq torinezët. Juventusi ka paguar vitin e kaluar rreth 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij nga Fiorentina, por futbollisti është siguruar nga ana tjetër që gjatë Europianit, ta rrisë akoma më shumë vlerën e kartonit të tij.

Gjithmonë me një paraqitje dinjitoze sa herë që u aktivizua me formacionin “axurr”, me realizimin e dy supergolave kundër Austrisë dhe Spanjës dhe me prezantimin si sulmuesi anësor më i mirë i turneut, 23-vjeçari është shndërruar në një nga qëllimet kryesore të topklubeve të kontinentit. Si Juventusi ashtu edhe Kieza nuk kanë ende ndërmend t’i ndajnë rrugët, sidomos pasi aventura e tyre ka zgjatur vetëm një vit.

Sulmuesi mendon se mund të rritet akoma në ambientin bardhezi dhe torinezët nuk duan të heqin dorë nga një prej më të rëndësishmëve të skuadrës së tyre, por ofertat që priten mund të jenë tunduese dhe shifrat mund të rriten edhe më. Në fund të fundit, nëse Sanço pas asaj paraqitjeje në Europian kushtoi më shumë se 90 milionë euro, a nuk kanë të drejtë bardhezinjtë të pretendojnë për më shumë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat