Mourinho xhiron lojtarët e Romës duke kënduar himnin

Futboll

Mourinho xhiron lojtarët e Romës duke kënduar himnin

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 00:11
Roma

Jose Mourinho është duke u përshtatur mirë me frymën e Romës, skuadër të cilën do ta drejtojë nga sezoni i ardhshëm.

Giallorossët i kanë nisur stërvitjet parasezonale që në javën e kaluar dhe trajneri dëshiron që futbollistët të angazhohen intensivisht në seancat stërvitore.

Ai e ka instaluar edhe një ekran të madh në fushën stërvitore të Trigorias, në mënyrë që t’ua tregojë menjëherë gabimet lojtarëve nga xhirimet e dronit.

Ndërkaq, për motivimin e tyre, lojtarët kanë mbajtur peceta gjatë darkës, ashtu siç bëjnë ultrasit në Curva Sud dhe e kanë kënduar himnin e klubit: “Roma, Roma, Roma”.

Në ndërkohë, Mourinho i ka xhiruar dhe e ka postuar videon në Instagram duke theksuar se ka mbetur pa fjalë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat