Alarmon Bayernin

Futboll

Alarmon Bayernin

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:57
Alarmon Bayernin

Lajme të këqija për Bajernin e Mynihut, kur ende nuk ka nisur mirë sezoni.

Klubi gjerman sapo ka konfirmuar se mbrojtësi Alfonso Devis është dëmtuar rëndë me kombëtaren e Kanadasë në “Kupën e Artë”, Mbrojtësi i majtë ka pësuar një dëmtim të ligamentit të gjurit të majtë, por nuk bëhet ende me dije koha sa do të qëndrojë jashtë fushave të lojës.

Lojtari është rikthyer menjëherë në Mynih, ku do të bëjë ekzaminime të tjera dhe do të nisë një trajtim. Dëshira e madhe e mjekëve është të shmangin operacionin, por nuk dihet nëse kjo do të ndodhë.

“Bajerni duhet të heqë dorë nga Alfonso Devis për një kohë, por do t’ju njoftojmë sërish”, shkruan klubi.

Nuk dihet ende sa do të mungojë, por trajneri Julian Nagelsman ka humbur një futbollist të rëndësishëm për fillimin e sezonit të ardhshëm.

Ai është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të momentit, pasi me shpejtësinë dhe teknikën ka vënë në vështirësi disa futbollistë të rëndësishëm dhe ka qenë vendimtar në triumfet e bavarezëve kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat