Bernardeschi në lot pas fitores

Futboll

Bernardeschi në lot pas fitores

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 09:56
Federico Bernardeschi

Anësori i Juventusit, Federico Bernardeschi pasi fitoi Kampionatin Evropian me Azzurin me lot gëzimi tha se ishte një sezon e vështirë për të.

Bernardeschi ishte kritikuar për paraqitjet e tij në Serie A, derisa ishte nën drejtimin e  Andrea Pirlo , por Roberto Mancini  shfaqi besim te 27-vjeçari. Ai ishte më lot pas triumfit në Wembley, pasi Italia mundi Anglinë dhe ngriti Kampionatin Evropian për herë të dytë në histori.

“Ne i meritojmë të gjitha këto”, tha Bernardeschi për RAI Sport. “Personalisht, kam vuajtur shumë, nuk ishte një sezon i lehtë për mua. Kur luan një sezon të tillë, gjërat nganjëherë ndërlikohen. Por unë di vetëm një metodë, të punosh dhe të mbledhësh mëngët, edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë.

“Falë shokëve të mi të ekipit, stafit, të gjithë atyre që besuan në mua ne jemi në majat e Evropës dhe unë nuk mund të shpaguhesha në një mënyrë më të mirë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat