Luke Shaw shënoi golin më të shpejtë në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane

Futboll

Luke Shaw shënoi golin më të shpejtë në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 21:26
Luke Shaw

Anglia bëri një fillim ëndërrues të finales së parë të tyre n Kampionatin Evropian ndërsa Luke Shaw bëri që Wembley të ushtonte në festime, sidomos nga tifozët e Tre Luanëve.

Mbrojtësi i majtë i Manchester United hyri në zonën e Italisë, derisa u shërbye nga Kieran Trippier.

Nga ky aksion i vrullshëm, anëtari i Djajve të Kuq plasoi një goditje volej për të mposhtur kështu Giannluiggi Donnarumman.

Tifozët brenda stadiumit shpërthyen në festë, ndërsa Shaw u bashkua me bashkëlojtarët për të bërë një gjë të tillë.

1 minutë dhe 57 sekonda ishte koha kur Shaw qëlloi saktë në portën e Gianluigi Donnarumma dhe ky ëhstë një rekord në finale të Kampionateve Evropiane.

Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë që një gol të shënohet kaq herët në turneun më të madh për kombëtare në Kontinentin e Vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat