Nuk i del inati me arbitrin

Futboll

Nuk i del inati me arbitrin

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 16:49
Nuk i del inati me arbitrin

Në Bosnjë të gjithë mund të kenë mbetur të habitur nga reagimi i trajnerit të Vllaznisë, Tomas Brdariç, i cili ka kontestuar shpesh gjykimin dhe për këtë arsye u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë në drejtim në ndeshjen e kthimit në Shkodër.

Edhe një ditë pas humbjes trajneri nuk ka qenë i qetë, por i vendosur për t’i shkuar deri në fund e për të kërkuar drejtësinë.

“Panorama Sport” ka mësuar se Brdariç, edhe nëse klubi nuk bën ankesë në UEFA ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Aleksei Matjunin, e ka ndarë mendjen që ta bëjë vetë një ankesë në komisionet përkatëse për arbitrin rus.

Pas ndeshjes Brdariç pohoi se lojtarët e tij luajtën ndaj 12 vetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat