Agim Ademi me Capellon

Futboll

Agim Ademi me Capellon

Nga: K.G. Më: 11 korrik 2021 Në ora: 13:43
Agim Ademi me Capellon

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, takohet me trajnerin e mirënjohur, Fabio Capello.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i FFK-së.

“Me strategun e futbollit, Fabio Capello.

Karriera e tij si futbollist dhe përvoja e tij menaxheriale në futboll është enciklopedi në veti!”, ka shkruar Ademi.

Para disa vitesh edhe Mexhit Devaja, në ato vite president i Federatës së Hendbollit të Kosovës, e pati takuar Capellon, lajm që kishte bërë bujë.

Ky takim i Ademit është domethënës me Capellon, për faktin se e ka njoftuar edhe për shtetin më të ri në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat