Dalot mbetet ende zgjedhja e parë

Futboll

Dalot mbetet ende zgjedhja e parë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 19:46
Dalot mbetet ende zgjedhja e parë

Diogo Dalot raportohet se nuk do ta këtë edhe një sezon tjetër huazimi nga Manchester United dhe Milan tani janë duke kërkuar mbrojtësin e Real Madridit, Alvaro Odriozola dhe atë të Tottenhamit, Serge Aurier

Tuttosport raporton që Manchester United nuk janë të hapur edhe për një sezon tjetër huazimi të mbrojhtësit portugez dhe kuqezinjtë janë duke shikuar alternativa tjera më të mundshme.

Dalot mbetet ende zgjedhja e parë, por raportet thonë se Milan ka edhe opsione të tjera dhe nuk po kërkon që të nënshkruajë me portugezin. Gazeta përmend Alvaro Odriozola nga Real Madridi si synim një synim të mundshëm të Milan.

25-vjeçare që luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë në Los Blancos, është në këtë skuadër nga korriku i 2018 dhe ka shënuar tre gola dhe ka bërë 10 asiste në 43 ndeshjet e sezonit të fundit.

Odriozola është transferuar për 30 milionë euro nga Sociedadi po ka vuajtur për të gjetur hapësirë në Santiago Bernabeu.

Madje ai është huazuar në Bayern Munich për gjashtë muaj në sezonin 2019/20.

Il Corriere dello Sport shton se Milan po ashtu është duke e kërkuar mbrojtësin francez të Spurs, Aurier – të cilin Milan e kishte kërkuar edhe më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat