Çfarë flitet për Brojën?

Futboll

Çfarë flitet për Brojën?

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:15
Çfarë flitet për Brojën?

Lajmi i ditës për legjionarët shqiptarë ishte kontrata që iu ofrua Armando Brojës nga Chelsea për të qenë pjesë e londinezëve deri në 2026. Pra duke treguar qartësisht besimin që kanë te talenti shqiptar që mund të kthehet edhe në yllin e Europës.

Përgjatë gjithë kësaj kohe është përfolur për stërvitjen e Brojës me ekipin e parë të Chelsea-t, teksa Tuchel kërkoi që ta shihte në fazën përgatitore përpara nisjes së kampionatit.

Por kur do të zbresë në fushën e lojës Armando? Ka ditë që ka ndodhur! Sulmuesi ka nisur që të hënën që të stërvitet me stafin e Tuchel, megjithëse është mbajtur “e fshehtë”. Është thuajse e pamundur që të gjesh një foto të Brojës duke u stërvitur me Chelsea-n në këto ditë, e aq më pak në faqen zyrtare të klubit në “Premier League”.

“Sport Ekspres” nga Tirana zbulon se menjëherë pas kontratës që pritet të publikohet nga Chelsea në orët në vazhdim do të publikohen edhe fotot e para të Armando Brojës nga stërvitja, që në fakt ka nisur prej 5 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat