Brazil-Argjentinë me tifozë

Futboll

Brazil-Argjentinë me tifozë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:38
Brazil-Argjentinë me tifozë

Finalja e Copa America, e programuar për të dielën prej orës 02:00 të mëngjesit, do të luhet me tifozë.

Pas disa refuzimesh, Prefektura e Rio De Janeiro ka dhënë OK që të luhet me 10 për qind të kapacitetit të Maracana.Në stadium do të lejohen 5500 tifozë.

Për fansat e Argjentinës do të ketë 2200 bileta, që nuk do të dalin në shitje, por do të shpërndahen për ata argjentinas që jetojnë në Brazil.Vendasit do të kenë 1100 bileta më shumë, për çështje protokolli më tepër.

Për të hyrë në stadium duhet një test covidi i shpejtë me rezultat negativ në 72 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat