Kërkesa unike e anglezëve

Futboll

Kërkesa unike e anglezëve

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:40
Kërkesa unike e anglezëve

Tifozët e Anglisë kërkojnë që 12 korriku të shpallet festë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, nëse “3 Luanët” arrijnë të triumfojnë në finalen ndaj Italisë.

Së fundmi është duke u nënshkruar një peticion për këtë kërkesë speciale, që deri tani ka kapur kuotën e 300 mijë firmave.

Peticioni i titulluar “Jepni Mbretërisë së Bashkuar një pushim bankar të hënën e 12 korrikut nëse Anglia fiton Euro 2020”, u paraqit të enjten në parlamentin britanik dhe pritet miratimi nëse data 12 Korrik do të shpallet një festë zyrtare apo jo.

Anglezët duken më të motivuar se kurrë më parë, për të festuar një sukses historic të kombëtares së tyre që mungon që ng viti 1966.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat