Donnarumma do të bashkohet me PSG

Futboll

Donnarumma do të bashkohet me PSG

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:47
Donnarumma do të bashkohet me PSG

Nuk është zyrtare, megjithëse dihet tashmë se Donnarumma do të bashkohet me PSG.

Nëse dikush mendon se marrëveshja nuk është arritur mes palëve, të gjitha dyshimet mendon t’jua heqë, Marco Verratti.

Mesfushori ka dhënë një intervistë për mediet italiane dhe ka “zyrtarizuar” firmën e PSG me portierin e Italisë. Verratti është i lumtur që do ketë ish-gardianin e Milanit shok skuadre, por ndoshta s’do duhej ta thonte ende publikisht këtë.

“Gigio meriton të bëhet pjesë e një klubi të madh europian, që të jetë në gjendje të luftojë për Champions League. Jam i lumtur që kam Donnarumman shok të ri të ekipit te PSG. Ai do të na ndihmojë shumë”, deklaroi mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat