Kukësi mendon edhe për të ardhmen

Futboll

Kukësi mendon edhe për të ardhmen

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:18
Kukësi mendon edhe për të ardhmen

Kukësi mendon edhe për të ardhmen.

Klubi verilindor me një postim në rrjetet sociale në pritje të trajnerit të ri ka bërë me dije se 4 lojtarë të talentuar nga Kukësi U-21 do të jenë pjesë e ekipit të parë për sezonin e ardhshëm.

NJOFTIMI – “Njoftim i klubit. Pas perfundimit te seleksionimit te kryer gjate muajit qershor, ekipi i Kukesit U21 ka mbyllur pushimet dhe do te rikthehet ne fushe, per te nisur zyrtarisht pergatitjet per sezonin 2021-2022. Skuadra e drejtuar nga Rraman Hallaci do të rikthehet në fushë diten e hene, në daten 12 korrik ne kompleksin “Football Republic”.

Klubi njofton se me Xheron Osma, Xhoi Hajderaj, Kristi Karaj dhe Serxhio Tabaku do te jene pjese e ekipit te pare te Kukesit.

Futbollistet ne fjale kane zhvilluar nje sezon mjaft te mirë në kampionatin e U21 teksa sezonin e ri jane promovuar për ekipin e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat