Kundër Chiellinit

Futboll

Kundër Chiellinit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:45
Kundër Chiellinit

Në Spanjë kanë menduar seriozisht se nisën t’i humbnin penalltitë në momentin që kapiteni Giorgio Chiellini nisi të sillej në mënyrë të çuditshme me kapitenin Xhordi Alba. Italiani nisi të bënte shaka, por edhe t’i shastiste të gjithë me batutat e tij në momentin që po hidhej shorti i penalltive.

I hidhur dhe dinak në mijëra beteja, kjo e radhës ishte si një lojë fëmijësh për të.

Chiellini u shfaq i qetë në momentin më të rëndësishëm e të nxehtë të ndeshjes. Kishte dëshirë që të bënte humor në momentin më të tensionuar. Fillimisht e nisi gjithçka me monedhën, pastaj nisi të përqafonte dhe të tallte Albën.

Ai ishte statik dhe nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte. Në Spanjë nuk i kanë pritur aspak mirë këto veprime të mbrojtësit të Italisë dhe në emisionin “El Chiringuito” u debatua shumë për diçka të tillë. Sipas tij, sjellja e “Kielos” ishte e pahijshme dhe tregonte mungesë respekti kundër homologut të tij spanjoll.

Alba, në fakt, e mori shiritin e kapitenit pasi doli nga fusha Serxho Buskets, pasi në këtë rast situata do të ishte ndryshe. Buskets gjithashtu është një ujk i vjetër dhe Kielini do të kishte më shumë respekt për të. Aspekti psikologjik ishte shumë i rëndësishëm dhe italiani e fitoi atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat