Formati i ri i UEFA-së, Liga e Konferencave nis sot me ndeshjet e para kualifikuese të raundit të parë.
Në kuadër të këtyre eliminatoreve do të përballen katër skuadra shqiptare. Në orën 20.00, në stadiumin “Todor Proeski” në SHkupi, skuadra e KF Llapi do të jetë mysafire e FC Shkupit.
Ndërkohë në duelin e dytë, që poashtu fillon në orën 20.00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri: në Prishtinë, sjell sfidën mes Dritës dhe FC Deçiçi. Ky duel është është edhe sfidë e nënkampionëve të Kosovës dhe Malit të Zi.
Ndeshjet kthyese do të zhvillohen pas një jave, ku Drita do të udhëtojë në Tuz, ndërsa Llapi është nikoqir i FC Shkupit.