Rashica me numër të ri

Futboll

Rashica me numër të ri

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 23:59
Rashica me numër të ri

Milot Rashica është transferuar këtë sezon tek skuadra e njohur e Premier Ligës, Norwich City.

Rashica kaloi tek skuadra angleze, pas një sezoni jo të mirë tek Werder Bremen, e cila ra nga elita e futbollit gjerman.

Sipas burimeve afër klubit, Rashica do ta ketë numrin 17 tek Norwiç City këtë sezon, numër ky i cili sezonin e kaluar e kishte mbajtur Emi Buendía, i cili kaloi tek Aston Villa.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, Milot Rashica është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit anglez, megjithëse një gjë e tillë ende nuk është bërë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat