Drita me një mungesë kundër Deçiqit 

Futboll

Drita me një mungesë kundër Deçiqit 

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:32
Drita me një mungesë kundër Deçiqit 

Drita nga Gjilani ka përfunduar stërvitjen e fundit për ndeshjen ndaj KF Deçiq̧ nga Tuzi, në kuadër të garave evropiane në Conference Leaguë dhe menjëherë pas stërvitjes është zhvilluar konferenca për media!

Në konferencë për media janë paraqitur trajneri Ardian Nuhiu dhe kapiteni Ardiani Limani, të cilët edhe theksuan se janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.

Nuhiu shtoi se Drita ka sjellë futbollistë të rinj në përbërje, duke e freskuar skuadrën dhe mungesa e vetme për këto ndeshje është Hamdi Namani për shkak të lëndimit.

Kapiteni Ardian Limani ka shtuar se faza përgatitore ka shkuar mirë, atmosfera dhe skuadra janë mjaft pozitive, ndërsa theksoi që tifozët vazhdojnë të jenë mungesë e madhe për Dritën.

Ndeshja zhvillohet nesër, në ora 20:00, në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat