Ferizaj vazhdon stërvitjet, me synime të qarta

Futboll

Ferizaj vazhdon stërvitjet, me synime të qarta

Nga: K.G. Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:02
Ferizaj vazhdon stërvitjet, me synime të qarta

Atmosferë e mirë në klubin e futbollit Ferizajt dhe të gjithë janë të bindur se do të rikthehen në elitë. 

Futbollistët stërvitin nën drejtimin e trajnerit Megzon Visoka.  

“Sot skuadra jonë ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore, kësaj radhe stërvitjet nuk u mbajtën në stadium, por në parkun e lirisë. 

Stërvitjet e sotme ishin në aspektin fizik, që të jemi sa më të kompletuar në të gjitha aspektet. 

Shtabi teknik dhe futbollistët janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë fazës përgatitore, në mënyrë që të jemi sa më të gatshëm për edicionin e ri”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat