Nagelsmann prezantohet te Bayerni

Futboll

Nagelsmann prezantohet te Bayerni

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 17:18
Nagelsmann prezantohet te Bayerni

Julian Nagelsmann është prezantuar në konferencë për shtyp si trajneri i ri i Bayern Munich:

“Jam një trajner që merr parasysh edhe aspektin financiar, vij nga klube që edhe pse kanë patur një buxhet të madh, nuk kanë bërë shpenzime të çmendura”, ka thënë Nagelsmann.

“Është shumë e rëndësishme që kam nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, për vetëm një  vit nuk do të kisha ardhur”, ka shtuar duket qeshur.

“Dua të tregoj se jam në lartësinë e duhur. Për mua është një ëndërr të punoj këtu, duke parë se jem bavarez”.

I pyetur për Goretzka-n:

“Është një lojtar shumë i rëndësishëm, do të isha shumë i lumtur të punojë me të dhe ta kisha në dispozicion për shumë vite. Është një nga mesfushorët më të mirë të Europës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat