​Messi lavdëron Martinez

Futboll

​Messi lavdëron Martinez

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 12:50
Foto

Portieri i Aston Villas priti tre penallti, duke i siguruar Argjentinës finalen e Kupës së Amerikës.

Emiliano Martinez është cilësuar një fenomen nga bashkëkombësi i tij Lionel Messi, për penalltitë e mbrojtura në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës kundër Kolumbisë.

28-vjeçari bëri paraqitjen e parë me kombëtare muajin e kaluar, pas një sezoni fantastik tek Aston Villa dhe tani është bërë hero te Kombëtarja e Argjentinës.

“Ne kemi Emilianon, i cili është një fenomen. I besuam atij. E arritëm qëllimin që të luajmë në të gjitha ndeshjet, dhe tani jemi kualifikuar për në finale”, tha Messi.

Po ashtu, trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni tregoi që influenca e Martinez ka qenë më e madhe se në fazën e penalltive.

“Jemi shumë të lumtur me paraqitjen e Emilianos, jo vetëm për shkak të penalltive, por edhe për sigurinë që është duke e transmetuar te lojtarët e tjerë”, tha Scaloni.

Mbrëmë, Argjentina siguroi finalen e Kupës së Amerikës, ku do të përballet me Kombëtaren e Brazilit. Në gjysmëfinale, lojtarët e Scalonit mposhtën Kolumbinë, ku u deshën penalltitë për të përcaktuar fituesin. Në fazën e penalltive, portieri Martinez u bë heroi i tifozëve argjentinas, duke pritur tre penallti, dhe duke siguruar finalen për Argjentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat