Sot vendoset finalisti tjetër i Euro2020

Futboll

Sot vendoset finalisti tjetër i Euro2020

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Kampionati Evropian 2020 vazhdon edhe sot, me gjysmënfinalen tjetër midis Anglisë dhe Danimarkës.

Anglia dhe Danimarka takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së madhe të Euro2020. 

Ky ballafaqim do të zhvillohet në “Wembley” të Londrës para 60 mijë tifozëve.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë me Italinë në finalen e Euro2020 të dielën, poashtu në “Wembley”.

Italia mbrëmë mposhti Spanjën në penallti me rezultatin 4:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat