Trajneri i mirënjohur e refuzon Holandën

Futboll

Trajneri i mirënjohur e refuzon Holandën

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 19:44
Holanda

Me largimin e Frank de Boer pas eliminimit nga Çekia, Federata e Futbollit e Holandës (KNVB) vazhdon të kërkojë një trajner të ri.

Një situatë që nuk duket e lehtë. Pas Joachim Low që refuzoi postin e trajnerit tek kjo kombëtare, ishte radha e Erik Ten Hag që të refuzonte “Tulipanët”.

“Do të ishte mirë, por është e pamundur tani. Unë jam në Ajax dhe kam rinovuar kontratën time deri në vitin 2023. Por kush nuk do të donte të merrte ekipin kombëtar një ditë”, tha ai për ESPN.

Trajneri i Ajax që nga viti 2017, Erik Ten Hag ka fituar dy kampionate, dy Kupa dhe një Super Kupë. Në nivelin evropian, ai gjithashtu arriti të shkojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat