Futbollisti me më së shumti gola të shënuara nga gjuajtjet e lira

Futboll

Futbollisti me më së shumti gola të shënuara nga gjuajtjet e lira

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:40
Futbollisti me më së shumti gola të shënuara nga gjuajtjet e lira

Lionel Messi është futbollisti me më së shumti gola të shënuara nga gjuajtjet e lira.

Argjentina shënoi fitore 3-0 ndaj Ekuadorit në çerekfinale të Kupës së Amerikës.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” shkëlqeu në këtë ndeshje me dy asistime dhe një gol.

34-vjeçari golin e shënoi nga gjuajtja e lirë, teksa tani numëron 58 gola nga gjuajtjet e lira.

Kësisoj, Messi është futbollisti me më së shumti gola të shënuara nga gjuajtjet e lira, nga të gjithë futbollistët aktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat