Shevchenko: Anglia është shumë më e fortë

Futboll

Shevchenko: Anglia është shumë më e fortë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:41
Shevchenko: Anglia është shumë më e fortë

Ukraina luajti për herë të parë në histori një ndeshje çerekfinale në Evropian.

Djemtë e Andriy Shevchenkos zhvilluan një pjesë të parë pozitive, por në fund u mposhtën 4-0 nga Anglia, që siguroi kalimin në katër ekipet më të mira të “Euro 2020”.

“Ndeshja u vendos nga episodet. Anglia është shumë më e fortë se ne, por episodet ndikuan.

Ne humbëm qendërmbrojtësin që mund t’u shkaktonte probleme atyre (Kryvtsov). E vërtetë që ndodhi një rënie përqendrimi në goditjet standarte, e paguam shtrenjtë një gjë të tillë.

Ukraina ka zhvilluar një Evropian të shkëlqyer, pavarësisht vështirësive dhe mungesave, kemi zhvilluar një futboll të bukur”, ka deklaruar Shevchenko..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat