Cannavaro: Po festoj me kombëtaren

Futboll

Cannavaro: Po festoj me kombëtaren

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 19:21
Cannavaro: Po festoj me kombëtaren

Fabio Cannavaro, kampion i botës dhe Top i Artë me Italinë në 2006-ën, ka folur për Italinë pas suksesit kundër Belgjikës dhe gjysmëfinales së arritur:

“Po festoj me kombëtaren, jam shumë i gëzuar me atë që po bëjnë djemtë. Analogji me 2006-ën?

Në të gjitha kombëtaret që kam qenë forca jonë ka qenë gjithmonë grupi, që nga hera e parë në USA 94”, ka thënë Cannavaro për Sky Sport.

“Mancini ka bërë një punë shumë të mirë në këtë aspekt: përveç lojës së mirë, ka ndërtuar një grup që ka vetëm një objektiv, fitoren. Kjo është një kombëtare që na argëton, që nuk jep kurrë përshtypjen se po vuan kur zbret në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat