Qyteti dhe Olimpico janë blinduar

Futboll

Qyteti dhe Olimpico janë blinduar

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 16:41
Qyteti dhe Olimpico janë blinduar

Entuziazmi për kombëtaren në Euro 2020 është në nivelet maksimale në Angli. Kjo e bën të vështirë pamundësinë për të ndjekur në stadium çerekfinalen e mbrëmjes së sotme kundër Ukrainës.

Të mësuar të luajnë në Wembley, anglezët do të duhet të transferohen në Romë, në një qytet që po merr  të gjitha masat e domosdoshme për të limituar rreziqet që paraqesin udhëtimet nga një vend që ditën e djeshme ka regjistruar 27 mijë infektime të reja me Covid.

Qyteti dhe Olimpico janë blinduar. Janë të paktën pesë pika kontrolli rreth stadiumit dhe 3 mijë agjentë policie.

Pjesa më e madhe e tifozëve anglez ka shkuar dje nga qytete të tjera italiane ose nga vende të BE, por ekziston frika që 200 tifozët të ekipit të Southgate të shkojnë në Romë sot, pavarësisht masave shtrënguese, detyrimit të karantinës dhe certifikatës që konfirmon tamponin negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat