Korsi: Bajramin dhe Riçin do i mbajmë

Futboll

Korsi: Bajramin dhe Riçin do i mbajmë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:11
Korsi: Bajramin dhe Riçin do i mbajmë

Nedim Bajrami është një nga talented që ka lulëzuar në Itali sezonin e shkuar.

Empoli siguroi ngjitjen në elitë duke u renditur i pari në Serie B dhe këtu një meritë të madhe ka edhe futbollisti shqitpar.

Paraqitjet e fantazistit 22-vjeçar ka bërë që në drejtim të tj të vijnë intereseme nga Serie A, ku shpesh janë lakuar në media emrat e Sampdorias dhe të Sasuolos.

Megjithatë përgjigjen përfundimtare rreth të ardhmes së Bajramit e jep vetë presidenti i Empolit. Fabricio Korsi është i mbyll derën klubeve që dëshirojnë shërbimet e Bajramit dhe të Riçit, teksa shprehet se janë lojtarë që do ndihmojnë Empolin në arritjen e objektivit për të qendruar në Serie A sezonin e ardhshëm.

“Bajramin dhe Riçin do i mbajmë. Nuk i shesim të rinjtë tanë, ,mund të na japin një dorë për Skudeton tonë, mbijetesën në Serie A”, ka thënë ndër të tjera Fabricio Korsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat