Dashmir Beari nuk është më trajner i Gostivarit

Futboll

Dashmir Beari nuk është më trajner i Gostivarit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:40
Dashmir Beari nuk është më trajner i Gostivarit

Dashmir Beari nuk është më trajner i Gostivarit, ka njoftuar vet trajneri në një postim të tij në Facebook.

Beari ka ndërprerë bashkëpunimin me gostivarasit, duke falënderuar të gjithë në klub, kurse  një falënderim të veçantë ka për tifozët Kastriotët.

“Unë Dashmir Beari, ndërpres bashkëpunimin me klubin e futbollit kf Gostivari, ku gjatë rrugëtimit tim 1 vjeçarë u ballafaqova me shumë sfida ku me klubim dhe stafin teknik e kryesinë e klubit dhe lojtarët arritëm të korrim aq sukses sa mundëm ku të gjithë e dham më të mirën që klubit të ketë cilësi në ligë.

Gjithashtu falemnderoi kryesinë e klubit stafin tim teknik, futbollistët e shkëlqyer, Komunën e Gostivarit dhe veçanarisht për mua ishte knaqësi të kem drejtor klubi legjendën e futbollit Argjend Beqirin.

Dhe një falemenderim të veçantë tifozëve të klubit të kf Gostivarit KASTRIOTËT .

Ndërsa klubit i uroj suksese në të ardhmen”, ka deklaruar trajneri i njohur Dashmir Beari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat