Mancini flak modestinë

Futboll

Mancini flak modestinë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 12:30
Mancini flak modestinë

Italia ka hedhur poshtë dyshimet e lindura në ndeshjen me Austrinë, ku siguroi kualifikimin me vështirësi vetëm në kohën shtesë. Por sot ndaj Belgjikës situatata ishte krejtësisht ndryshe. Axurrët dominuan në fushë dhe në fund arritën të fitonin me shifrat 1-2.

Paraqitja e Italisë ka lënë të kënaqur Mancinin, që flak modestinë dhe shprehet për mediat se skuadra e tij ishte e jashtëzakonshme.

“Ne e meritonim të fitonim. Ishim të jashtëzakonshëm në lojë. Vuajtëm vetëm pak gjatë 10 minutave të fundit, sepse ishim vërtet të lodhur. Ne nuk patëm një rezultat minimal në këtë Kampionat Europian. Filluam të bëjmë më të mirën. Ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ka dy ndeshje për të bërë dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë.

Tani le ta shijojmë fitoren, urime djemve që kanë qenë vërtet të mire. Në fillim ishte një ndeshje e hapur dhe të dy ekipet krijuan dhe ne nuk vuajtëm. Në fund, megjithatë, ne luftuam pak sepse kishim shpenzuar kaq shumë. Mund të kishim shënuar edhe disa gola”, vazhdoi trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat