Southgate injoron Mourinhon

Futboll

Southgate injoron Mourinhon

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 12:27
Mourinho dhe Southgate

Gareth Southgate ka refuzuar këshillën e Jose Mourinhos që t’i lë në rezervë disa lojtarë me kartonë të verdhë, që të mos rrezikojnë për pjesëmarrjen në gjysmëfinale, dhe tha se shikimi përtej Ukrainës do të ishte një gabim i madh.

Phil Foden, Declan Rice, Kalvin Phillips dhe Harry Maguire kanë nga një karton të verdhë, dhe edhe një tjetër do t’i ndalonte ata të luajnë në gjysmëfinale, nëse Anglia shkon.

Menaxheri i sapoemëruar i Romës, Jose Mourinho, ndërkohë, ka udhëhequr thirrjet për Rice dhe Maguire që të lihen jashtë në Stadio Olimpico të Romës, duke pasur parasysh që Southgate ka shumë opsione alternative në dispozicion në skuadrën e tij prej 26 personash, nga mbrojtja deri te sulmi.

Megjithatë, trajneri i Anglisë insistoi që zgjedhja e një ekipi të fortë e të aftë për të mposhtur Ukrainën ishte fokusi i tij kryesor, raporton Daily Mail.

“Unë nuk e kuptoj me të vërtetë atë arsyetim. E kuptoj që strategjikisht ju mund të dëshironi ta bëni këtë, por nuk mund të mendoj për një vend në botë që do ta bënte atë për një çerek finale, veçanërisht një vend që ka qenë vetëm në tre gjysmëfinale në historinë e tij.

Jo, mendoj se duhet të përqendrohemi nesër. Unë mendoj se do të ishte një gabim i madh të mendosh për ndonjë gjë tjetër dhe mendoj se do të ishte një fyerje edhe për Ukrainën.

Kështu që ne nuk do të marrim ndonjë vendim bazuar në kartonët e verdhë. Ne e bëmë këtë në ndeshjen e fundit në grup sepse e dinim se ishim kualifikuar dhe kishim mundësinë për të mbrojtur Phil në atë lojë pasi nuk ishim të sigurt se çfarë do të ndodhte më tej.

Por tani ne luajmë për të fituar dhe duhet të kemi të gjithë në dispozicion”, tha strategu duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

I pyetur nëse po priste një lojë të vështirë kundër Ukrainës, Southgate u përgjigj:

“Padyshim. Ne e dimë që Andriy Shevchenko ka bërë një punë fantastike me ekipin ukrainas.

Ne mund të shohim se sa mirë e përdorin topin, ata kanë një kërcënim me sulmuesit e tyre dhe natyrisht ata kanë një shpirt të jashtëzakonshëm dhe ata i treguan të gjitha ato gjëra kundër Suedisë.

E di që ata u kritikuan gjatë fazës së grupeve, por ata treguan të gjithë cilësinë e tyre kundër Suedisë dhe ne e dimë se është një lojë për të cilën duhet të jemi të përgatitur mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat