Kurrë më afër Romës

Futboll

Kurrë më afër Romës

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 16:02
Kurrë më afër Romës

Granit Xhaka ka dhënë shenjta të reja se mund t’i bashkohet Romës gjatë kësaj vere.

Në fakt, po e ndjek me kujdes trajnerin e ri të “Giallorossi”, Jose Mourinho. Trajneri portugez zbarkoi sot në Romë dhe e postoi një fotografi në rrjetin social, Instagram.

 

Dhe, këtë fotografi e ka pëlqyer përfaqësuesi zviceran.

Ky është një tjetër sinjal që futbollisti aktual i Arsenalit mund t’i bashkohet “Special One” në kryeqytetin italian. Tashmë nuk është sekret që Ish-trajneri i Portos, Chelseat, Interit, Real Madridit dhe Tottenhamit, e pëlqen lojtarin kosovar, të cilin e do në stadiumin “Olimpico”.

Dhe, as Xhaka nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga “Emirates Stadium” gjatë kësaj vere. 28 vjeçari impresionoi me paraqitjet e tij për “Helvetikët” në Euro 2020, sidomos kundër Francës, ndërsa sonte fatkeqësisht nuk do të mund ta ndihmojë Zvicrën në ndeshje me Spanjën në çerekfinale shkaku i kartonëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat