Kreshnik Bahtiri është transferuar zyrtarisht te Kukësi. Njoftimin për marrëveshjen mes klubit verilindor dhe ish-futbollistit të Arbërisë e ka bërë vetë klubi.
“Shpresoj të jap më të mirën për Kukësin.
Është një klub i organizuar dhe shpresoj që të dalim kampion në sezonin e ri dhe të vazhdojmë në këtë mënyre”, ishin fjalët e Bahtirit si futbollist i Kukësit.
Bahtiri ka firmosur kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër.