Donnarummas në kryeqytetin francez

Futboll

Donnarummas në kryeqytetin francez

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:37
Donnarummas në kryeqytetin francez

Transferimi i mundshëm i Sergio Ramosit te PSG, që praktikisht konsiderohet çështje e mbyllur, ka shqetësuar një pjesë të mirë të dhomës së zhveshjes në klubin francez.
Sipas “Le Parisien”, disa anëtarë të skuadrës janë të zhgënjyer me afrimin e qendërmbrojtësit spanjoll, pasi e konsiderojnë të panevojshëm nënshkrimin e një lojtari për një pozicion që konsiderohet i kompletuar.

Me Marquinhos dhe Kimpembem titullarë të padiskutueshëm, nevojat e PSG për të përforcuar mbrojtjen ishin minimale. Sidoqoftë, largimi i

Ramosit nga Reali i Madridit krijoi një mundësi që Leonardo nuk donte ta humbte. Futbollisti andaluz do të nënshkruajë për dy sezone dhe do të jetë një nga më të paguarit e skuadrës, madje do të gëzojë një status të ngjashëm me atë që kishte te “Los Blancos”.

Pakënaqësia për nënshkrimin e Ramosit përkon me një problem tjetër, atë të mbërritjes së Donnarummas në kryeqytetin francez. Dy muaj më parë, PSG njoftoi rinovimin me Keylor Navasin, duke garantuar vazhdimësi në portë për tre vjet të tjera.

Sidoqoftë, në një rast të ngjashëm me Ramosin, mungesa e rinovimit të italianit me Milanin i lejoi parizienët të bënin të tyrin një nga portierët më të fortë në Europë. Edhe në këtë rast, ky vendim i klubit nuk është pritur mirë në dhomat e zhveshjes, pasi ai i portierit konsiderohej një rol i mbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat